A e fajësojnë përgjimet Vangjush Dakon? / Pjesa e parë

29 Tetor 2018, 08:16

Përgjimet e Prokurorisë për grupin Avdylaj të Shijakut kanë kapur biseda telefonike edhe me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Përgjimet e publikuara një ditë më parë ishin në qendër të debatit në emisionin "Repolitix" në Report Tv, ku të ftuar ishin kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ai i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume si dhe analisti Ilir Yzeiri.

Agron Duka, tha në studion e "Repolitix" se Avdylajt i ka njohur për njerëz të mirë të cilët kanë punuar për vite me radhë në emigracion. Sipas tij, Flamur Avdyli që atakohet për një hotel luksoz në Durrës, e ka siguruar atë biznes nga puna në emigracion. 

Unë vetë jam shijakas dhe familjen Avdylaj i kam pasur fqinjë. Ata me origjinë janë çamë. Kanë punuar për vite në Gjermani. Flamuri, Flamur Avdyli ka punuar për vite me radhë në Gjermani. Ka atë hotelin që flitet në Durrës, por ata kanë punuar për mua si njerëz të ndershëm në emigracion. 

Agron Duka, kryetar i PAA

Për Gjergj Kojën, Dako është në qendër të sulmeve nga opozita për shkak të bastionit të fortë të socialistëve në Durrës. 

Durrësi është prej vitesh një bastion dhe kjo ka bërë që Dako të jetë në qendër të sulmeve nga opozita. Popullsia dërrmuese e vendit ndodhet në aksin Tiranë-Durrës dhe sigurisht që kjo ka kosto politike. Për këtë edhe sulmohet Vangjush Dako. E gjitha është politike. 

Gjergj Koja, kryetar i Partisë Socialiste të Moderuar

Ndërsa Agron Duka tha se Vangjush Dako është një figurë e konsumuar te e majta në Durrës dhe në këndvështrimin e tij nëse rikandidon në qershor, do pësojë disfatë në këto zgjedhje. 

Do jetë rivali më i lehtë. Kjo pasi është konsumuar. Nuk ka çfarë jep më për Bashkinë e Durrësit. 

Agron Duka, kryetar i PAA

Programe të tjera

Shiko të gjitha