Këto janë momentet kur policia ka mësyrë duke shkelmuar dyert, në banesën që pritet të shembet nga IMT dhe ka nxjerrë jashtë nga shtëpia e tyre banorët. Një pjesë prej tyre përpiqen që të bëjnë rezistencë, por e kanë të pamundur.
Me certifikatë pronësie në dorë dhe i prekur, banori Alti Hoxha, nxirret nga shtëpia e tij.
‘Po skeni turp mo, ai ka vdekur, s’keni turp’.’- dëgjohet të thotë një banore.
Po ashtu policia nuk është kursyer as me gazetaren e terrenit, e cila ishte në vendngjarje dhe është nxjerrë me forcë.