A i ka prishur marrëdhëniet me SHBA dhe Kim pas bashkimit me Berishën? Përgjigjet Hajdari

22 Qershor 2022, 23:05

Pas bashkimit me Sali Berishën, Rudia Hajdari thotë se kjo nuk ka ndikuar në marrëdheniet e saj me SHBA-të dhe ambasadoren Yuri Kim, ndonëse ish-kryeministri është shpallur ‘non grata’.

“Nuk ka ndryshim sa i përket marrëdhënieve të mia me SHBA , me ambasadën. Jam afruar në PD, kam patur edhe rezervate mia sa i përket zotit Berisha. Sa i përket non gratës e kam thënë dhe do ta them që është një çështje personale e Berishës, që ka nisur ta ndjekë dhe s’mund të infektojë PD”, tha Hajdari.