A jeni gati për rafting në Osum, kjo është koha e duhur! Spathara: këtë vit më shumë prenotime se vitin e kaluar

25 Maj, 15:18

Muaji Maj ka sjellë dhjetra turistë në Berat, janë kryesisht turistë të aventurës, që kanë ardhur nga Holanda dhe Danimarka për rafting në Osum. Në muajt e verës numri pritet të rritet, thotë Presidentja e Federatës “Rafting Albania” pasi rezervimet janë 30 për qind më të larta, krahasuar me vitin e kaluar