A ka nisur hetim për Arubën? Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk njoh çështje me këtë emër

14 Tetor 2025, 19:03 | Përditesimi: 14 Tetor 2025, 19:03

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve nga deputetët e opozitës për të ashtuquajturën “Aruba”, ku PD pretendon një takim të supozuar mes kriminelësh në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës me përfaqësues të qeverisë Rama.

I pyetur nga deputetja e PD, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ku pretendoi se në takim ka qenë edhe Rama, Dumani iu përgjigj se nuk njeh asnjë çështje me emrin Aruba.

Kreu i SPAK tha se “nuk njoh çështje me emrin Aruba, s’kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik.”

r.k./Shqiptarja.com