'A keni një vijë të kuqe përtej së cilës nuk shkoni?', Dumani i përgjigjet Agron Shehajt: Vija ime e kuqe janë prova dhe ligji

15 Korrik, 16:04

Në seancën e sotme plenare në Kuvend ku i ftuar ishte kreu i SPAK Altin Dumani, ai u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe pëtej së cilës nuk mund të kalojnë. Shehaj mendon se Dumani dhe SPAK nuk mund të shkojnë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës. Por Dumani u përgjigj se vija e kuqe për të dhe prokurorë të tjerë është ligji dhe kushtetuta. Sipas tij çdo gjë lidhet me provueshmërinë e kallëzimeve.

    No videos found.