A u dekonspirua operacioni i SPAK me 50 urdhër arreste? Policia: 13 u larguan nga Shqipëria para aksionit! 9 të tjerë dhe dy efektivët s'i kapëm dot

21 Maj, 19:18

Policia e Shtetit zbardh emrin e operacionit të SPAK ku u prenë 50 urdhër arreste, i cili u kodua “Revanshi”. Sipas policisë, pas analizimit me sistemin TIMS, në kohën e operacionit, 13 persona të kërkuar ndodheshin jashtë vendit, ndërsa 11 të tjerë, përfshirë 2 policët në kërkim, ishin brenda vendit por nuk u kapën dot.