Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama: Sfidë që u realizua në kohë! Ministrja e Arsimit: Fillimi i një faze për forcimin e Gjuhës Shqipe

11 Shtator 2022, 20:51

Nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe në Kosovë, për herë të parë do të mësojnë me një abetare të përbashkët, duke sjellë kështu një risi për brezat e ardhshëm që do të vijnë. Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, në një organizim të mbajtur këtë të diel në Tiranë në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm kanë qenë ministrat e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, u prezantua Abetarja e unifikuar.