Abuzim me fondet e BE në SASPAK/ Ilir Beqaj dhe 6 bashkëpunëtorët dalin sot para GJKKO-së

5 Korrik, 09:36

Në dosjen e SPAK flitet për 8 tendera fiktivë me fondet e BE-së. Agjensia për menaxhimin e fondeve të BE i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë. Nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.