Abuzimet te 'Financat', ish-Sekretari i Përgjithshëm Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur! Akuzohet për shpërdorim detyre

11 Qershor 2023, 15:52

Prokurora e Tiranës ka përfunduar hetimet për abuzimin ne Ministrinë e Financave duke marrë të pandehur nen akuzën e shperdorimit të detyres ish sekretarin e pergjithshëm Arlind Gjokutaj. Ketë jave pritet ti komunikohet akuza edhe ish drejtorit juridik Fatmir Hoxha. Ish zyrtaret akuzohen per kompesimin e padrejtë të nje qytetari në vlerën 1.2 milion euro.