Abuzimi me tenderat, gjykata lë në 'arrest shtëpie' ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë

10 Shkurt, 13:42

TIRANE-Gjykata nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha duke e lënë në 'arrest shtëpie'. Ish-zyrtarja e ministrisë së Drejtësisë është nën akuzë për dosjen me pesë tenderat që po hetohen nga prokuroria e Tiranës. Para dy ditësh edhe dy zyrtarët e tjerë Aurel Lamce dhe Arlind Alikaj u lanë në arrest shtëpie, ndërsa tetë janë në detyrim paraqitje dhe njëri, Lusien Ali është ende në kërkim nga policia (lexo ketu).

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv. Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderat ishin me probleme financiare.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Kategori të tjera