Tenderat, ndryshohet masa për dy zyrtarë të arrestuar të Ministrisë së Drejtësisë (Po verifikohen edhe Vasili me Manjanin)

Pa kaluar 24 orë nga operacioni për abuzimet me 5 tenderat e ministrisë së drejtësisë për periudhën 2016-2017 asnjë nga ish zyrtarët nuk ndodhet më në burg. Kërkesa e prokurorisë për të lënë pas hekurave 4 nga 12 ish zyrtarët është ndryshuar në gjykatë duke caktuar arrest shtëpie për ish sekretaren e përgjithshme Juliana Hoxha dhe dy kolegët e saj Aurel Lamce dhe Arlind Alikaj. Ndërsa arresti me burg dhënë në mungesë për Lusien Ali ende nuk është ekzekutuar dhe ai vazhdon të jetë person në kërkim. Këtë të premte gjyqtarja Ardiana Bera komunikoi masat vetëm për Lamcen dhe Alikajn ndërsa për Hoxhën dhe 9 të tjerët që janë në detyrim paraqitje do ti bëjë të shtunën. Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv detyrim paraqitje është caktuar për shtetasit Marsuela Aliaj, Doralda Muka, Arlin Arapi, Orgesa Goga, Eris Sheshi, Ethem Vigani, Ornela Bleda, Ilir Çuni.

Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.  Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur verifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv. Seanca për verifikimin e masave u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorisë së Tiranës. Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderat ishin me probleme financiare.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera;
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Zyrtarët e akuzuar:
Juliana Hoxha
Lusien Ali 
Arlind Alika 
Airel Lamçe
Marsuela Aliaj
Doralda Muka
Arlin Arapi
Orgesa Goga
Eris Sheshi
Ethem Vigani
Ornela Bleda
Ilir Çuni

Po verifikohen
Ylli Manjani
Petrit Vasili

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 08/02/2019 19:44

    Cile dardha e ka bishti pas prit dhe pak o legen burr. Dhe ti Ylli Mones me du Renxha dhe disa shtepi doroni se erdhi SPAKU ku do futeni o te zinj leqe do jeni basht brenda si Lsi te gjith hajdutet bashk.Per hundesh do tju dalin 50 mij lekshat si kuot per partin tuaj te ndyr.

    Përgjigju
  • jeton bythqir fadil bajg gjoleka: 08/02/2019 18:18

    Të dashurShqiptar shikoni se çfar i ka bër leshedhia Shqipris hajdut ordiner maskarenj pa fund. Si ylli manjani që del e bën dhe rolin e prefesorit ai kok lop hajdut ordiner. Ose si petrit fundërrina rrugaç vasili nipi i manush mut myftiut hajdut e gërthet gjith ditën kapeni hajdutin kapeni . E MJERA SHQIPRI ME KTO LLOI BAJGASH.

    Përgjigju
  • Fredi: 08/02/2019 16:43

    Urgjentisht ti dërrmojnë!

    Përgjigju
  • Aureli: 08/02/2019 12:22

    Ka mungese emrash tek kjo liste! Ka emra qe kane pergjegjesi penale me shume se kto qe jane arrestuar por nuk jane ne liste,pse? Apo se aktualisht punojne ne kryeministri ! Kjo eshte drejtesia qe duam !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri