Abuzoi seksualisht me të miturën në Tiranë, arrestohet 31 vjeçari

14 Shkurt, 16:31

 Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Në pranga ka rënë E.Q, banues në Tiranë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 3 ditë më parë. Policia kreu operacionin e arrestimit të të riut menjëherë pasi e mitura ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte abuzuar seksualisht.