Kuvendi është mbledhur në seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Pas fjalës pro të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe kundër të kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi, është votuar për kalimin në procedurë të përshpejtuar.
PD votoi kundër, por votat janë të pamjaftueshme për ta rrëzuar si kërkesë. Tashmë Projektligji për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, do të kalojë për votim në Komisionin e Jashtëm që do të mblidhet në orën 11:00. Një orë më pas Kuvendi do të rifillojë përsëri për të miratuar marrëveshjen.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Shqipëria tashmë nuk ka më një rol vëzhgues në konfliktet ndërkombëtare, por është e gatshme të marrë pjesë në zgjidhjen konkrete të çështjeve të ndjeshme.















