‘Adoleshenti e kishte paralajmëruar aktin ekstrem’, zbardhen detaje nga ngjarje e rëndë! Vetëvrasja e dytë brenda dy muajsh në Gjirokastër

21 Prill, 16:23 | Përditesimi: 21 Prill, 18:24

Komuniteti në Gjirokastër është tronditur nga vetevrasja e 17-vjeçarit Vehip Peçi të dielën e Pashkëve. 17-vjeçari ishte nxënës i gjimnazit të “Siri Shapllo”, ku mësonte dhe Irsa Muçollari që u vetëvar para dy muajsh. Ka dyshime se ka pasur nxitje apo ndikime të përbashkëta, thanë burimet policore por ende nuk është dokumentuar me prova. 17-vjeçari përcillet nesër në banesën e fundit në Valare të Gjirokastrës. 

r.k./Shqiptarja.com