Afati i ligjit për investimet strategjike propozohet të shtyhet deri në dhjetor 2027, vlera e investimit rritet në 100 milionë euro

25 Janar, 14:50

Afati për ligjin e investimeve strategjike i cili përfundoi më 31 dhjetor 2023 pritet të zgjatet edhe 3 vite të tjera, deri në dhjetor të vitit 2027. Kjo është propozuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi në Kuvend mbrëmjen e 24 janarit 2024.