Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ GJKKO kalon për gjykim Metën, Kryemadhin e 3 të tjerë! Kreu i PL: Drejtësi me regji! Ish-deputetja: Vendimi u mor nën presion

18 Mars, 15:44 | Përditesimi: 18 Mars, 15:44

Dosja e ish-çiftit Meta-Kryemadhi kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake dhe mes akuzave të të pandehurve për mangësi hetimore. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Të pandehur edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. 

    I.M/Shqiptarja.com