Afera CEZ-DIA, gazetari Doçi: Ka 4 dëshmi të forta që fundosin Metën! Kreu i SPAK pyeti në burg Kastriot Ismailajn për këtë aferë

19 Mars, 22:40

Gazetari Adriatik Doçi thotë se ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtëpërdrejt Ilir Metën në aferën CEZ-DIA. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, gazetari tha se gjithë historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta.

Sipas tij 4 dëshmitë e forta që fundosin Metën, janë ajo e Elvis Mataj, një person i besueshëm i Metës, Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, dëshmia e tretë është e Vojsava Ismaliajt, si dhe e vetë Kastriot Ismailajt. Këtij të fundit sipas gazetarit kreu i SPAK i ka marrë një dëshmi në burg për këtë aferë korruptive