Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO tërhiqet për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar! Në seancë edhe Lefter Koka e Alqi Bllako

29 Maj 2023, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2023-05-29 15:48:04

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.