Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

20 Dhjetor 2022, 11:30

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.