Afera me kompleksin Partizani, SPAK sekuestron vilën te Gjiri i Lalzit, pronë e Jamarbër Malltezit

23 Tetor 2023, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2023-10-24 16:12:32

Përfaqësues të Policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë zbarkuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, për të vendosur sekuestron e një vile në pronësi të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë.