Afera Partizani/ 6 muaj zvarritje, sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën e Malltezin, pritet vendim nëse do kalojnë për gjykim! Edhe Gjykata e lartë shqyrton rekursin për të dy

15 Prill 2025, 11:15 | Përditesimi: 15 Prill 2025, 15:44

Në 14:00 në GJKKO mbahet seanca e radhës paraprake për aferën Partizani, ku pritet të dilet me një vendim nëse Berisha, Malltezi dhe 3 të tjerët do kalojnë ose jo për gjykim. Në Gjykatën e Lartë po ashtu në 13:10 shqyrtohet rekursi i Berishës për masën detyrim paraqitje dhe në 13:20 rekursi i Malltezit për masën arrest në shtëpi.

r.k./Shqiptarja.com