Afera 'Partizani' Avokatët e Berishës kërkojnë shuarjen e masave të sigurisë! Irena Gjoka shqyrton kërkesën! Në 13:30 seanca për Malltezin

8 Nëntor 2023, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2023-11-08 17:44:25

Gjykata e posaçme nis shqyrtimin e ankimit të avokatëve të Sali Berishës të cilët kërkojnë shuarjen e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Ish kryeministri iu shmang ekzekutimit të masës në shkallën e parë, për mbi 5 ditë, dhe pas kalimit të këtij afati, ka kërkuar shuarjen e saj. Prokuroria kërkon lënie në fuqi.