Afera ‘Partizani’ / Berisha refuzon sërish të paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitjeje', krijon kaos në Kuvend

4 Dhjetor 2023, 11:57 | Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 14:50

Ish-kryeministri Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, dhënë ndaj tij nga GJKKO më 20 tetor për aferën ‘Partizani’. Por teksa Berisha duhej të ishte para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, ai u shfaq në Kuvend bashkë me mbështetësit e tij duke krijuar kaos.

r.k./Shqiptarja.com