Afera ‘Partizani’, Braçe: Ndërtuesit bëjnë evazion fiskal të frikshëm, të vendoset TVSH për trojet që blejnë

6 Nëntor 2023, 13:39

Deputeti socialist Erion Braçe me tone të ashpra ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë që të hiqen favorizimet për ndërtuesit të cilët nuk paguajnë TVSH, kur blejnë truall për të ndërtuar. Duke marrë shkak nga dosja e aferës ‘Partizani’, Braçe tha se favorizimet i kanë hapur rrugë evazionit fiskal në përmasa të mëdha.