Afera Partizani/ Jamarbër Malltezi mbetet në arrest shtëpie, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës

5 Mars, 13:21 | Përditesimi: 5 Mars, 13:21

GJKKO refuzon kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës për të revokuar masën e sigurisë arrest shtëpie Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare e cila pak kohë më parë ndryshoi masën e sigurisë për Sali Berishën nga ‘arrest shtëpie’në ‘detyrim me paraqitje’.

Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. 

Jamarbër Malltezi, akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin sportiv Partizani që i solli familjes 5.4 milion euro përfitime.

r.k./Shqiptarja.com