Afera 'Partizani', ndërtuesi Fatmir Bekteshi në SPAK, i komunikohet akuza

12 Shtator 2024, 10:04 | Përditesimi: 12 Shtator 2024, 13:52

SPAK merr 4 të pandehur në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe dhënien e një fitimi të paligjshëm prej 5.4 mln euro dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha , Jamarbër Malltezi.

Dy prokurorët i komunikuan sot akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokave dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave. 

Për ndërtuesin Fatmir Bektashi i janë komunikuar akuzat "korrupsion aktiv" dhe pastrim parash'.

E.B/Shqiptarja.com