Afera ‘Partizani’, SPAK shtyn me 1 javë marrjen në pyetje të Sali Berishës e dhëndrit! Fati i ish-kryeministrit në dorë të gjyqtares që liroi Malltezin

17 Janar, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2024-01-17 15:20:12

Me kërkesë të avokatëve, SPAK ka shtyrë për javën tjetër marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën ‘Partizani’. Apeli i GJKKO ka regjistruar ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie, që do të shqyrtohet nga gjyqtarja në konflikt interesi Ilirjana Olldashi.