Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kërkon akses në TIMS! Drejtori: Po s’erdhi në kohë, informacioni s’ka vlerë

3 Qershor, 17:15

Dhënia e aksesit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në sisteme informacionesh si ai i TIMS apo edhe targave ka shkaktuar debate në komisionet parlamentare. Ndryshimet ligjore janë parë si të tepërta nga opozita, ndërsa vetë drejtori i këtij institucioni i konsideron të domosdoshme.