Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, mjekja: E rëndësishme të merren kaloritë gjatë vakteve

13 Mars, 17:16

Mbajtja e agjërimit gjatë Ramazanit, konsiderohet nga mjekët si një formë diete që shërben edhe për pastrimin e trupit nga toksinat. Mjekja dhe nutricionistja Albana Daka tha për Report Tv se e rëndësishme është që ata që agjërojnë të marrin kaloritë dhe vlerat e duhura ushqimore, gjatë vakteve të lejuara. Ndërsa për teologun Dorian Demetja agjërimi është devotshmëri ndaj zotit dhe të tjerëve.