Ahmetaj kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit te 'Shallvaret', Apeli i GJKKO e rrëzon

10 Gusht 2023, 11:32 | Përditesimi: 10 Gusht 2023, 13:23

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

r.k./Shqiptarja.com