Aksident i rëndë gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç, lëndohen dy të huaj dhe dërgohen tek Trauma

15 Mars, 09:05

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përshirë dy makina që siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, kanë pësuar dëmtime të mëdha. Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj. Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person. Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.