Aksident i rëndë në Fier, ‘Benz-i’ përplas kalimtaren në mes të rrugës! Qytetarët përpiqen ta ngrenë

11 Nëntor 2022, 14:38

FIER- Një aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit në zonën e njohur si “Zogu i Zi” ku një mjeti tip “Benz” drejtuar nga një 35-vjeçar ka përplasur një kalimtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30,  siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë qenë qytetarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë 61-vjeçres. E moshuara, ishte shtrirë në tokë në pamundësi për t’u ngritur dhe me dhimbje në kokë.