Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, i riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me mbrojtëset metalike! ‘Benzi’ bëhet copash

26 Korrik 2023, 07:25

Një aksident i rëndë është raportuar pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan. Një autoveturë tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.