Aksident i rëndë në Lushnje, makina bie nga ura, humbin jetën taksisti dhe 22 vjeçarja

14 Maj, 19:36

Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje në fshatin Bubullimë. Si pasojë kanë humbur jetën taksisti Xhezmi Oshafi 68 vjeç, banues në Berat dhe 22 vjeçarja Aurora Basha e cila ka qenë pasagjere. Makina me të cilën po udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka rënë nga ura në kanal e është kthyer përmbys.

"Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar", thotë policia.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha