Aksident i rëndë në Sarandë, përplaset motori me automjetin, vdesin 2 turistë italianë! Shofer i makinës një 17-vjeçar, plagosen dy të mitur

24 Gusht 2023, 10:21

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet ku për pasojë kanë vdekur 2 persona. Trupat e viktimave janë ende në vendngjarje. Pritet të vijnë përfaqësues nga ambasada italiane.