Aksident i rëndë në Tiranë, drejtuesi i motorit përplaset për vdekje në Astir! Një grua e plagosur dërgohet me urgjencë në spital

11 Maj 2021, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 16:42:43

Një drejtues motori është përplasur për vdekje, në një aksident tragjik të ndodhur pak më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Tek Bulevardi 'Migjeni', Yzberisht, janë përplasur  dy mjete dhe një motor, nga përplasja e tyre ka ndërruar jete drejtuesi i motorit, dhe është dëmtuar drejtuesja e njërit mjet,  e cila po transportohet në QSUT. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën hetimet e domosdoshme.