Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen 2 makina në fshatin Bërxullë! Humb jetën fëmija që ishte në rrugë

3 Qershor 2023, 20:41

Një aksident tragjik pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në fshatin Bërxullë ku ka ndërruar jetë një fëmijë i moshës 6-7 vjeç pas përplasjes së dy makinave. Fëmija nuk ishte pasagjer në asnjërin prej mjeteve por ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.