Aksident i shumëfishtë në rrugën Kukës-Uzinë, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit

8 Maj 2021, 11:37

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën Kukës-Uzinë që lidh segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit.

Në aksident janë përfshirë 4 mjete dhe për fat të mirë pa pasoja në jetë njerëzish. Aksidenti sipas dëshmitarëve ka ardhur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi në këtë aks rrugor të një automjeti, i cili është përplasur me një mjet në lëvizje dhe tre mjete të tjera të parkuara para një lokali ne anë të rrugës.