Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot

23 Maj, 08:54

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhe-Milot, në afërsi të kryqëzimit të shengjinit. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por është krijuar trafik i rënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.