Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier, dy të lënduar! Krijohet trafik kilometrik

6 Korrik, 12:12

LUSHNJË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier. Dy persona mësohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.