Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, trajleri përplaset me një makinë, humb jetën polici

25 Qershor 2023, 16:25

Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku ka humbur jetën një polic 63-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një trajler është përplasur me një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga polici Ilirjan Duni, banues në Korçë.

Polici Duni ka qenë duke u kthyer në banesë, pasi kishte mbaruar shërbimin, por për shkak të aksidentit, ai mori plagë të mëdha dhe humbi jetën rrugës për në spital.