Aksident në aksin Korçë-Pogradec, tre të plagosur

5 Gusht 2023, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2023-08-05 18:14:58

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë. Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe si pasojë drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar.

Burime paraprake nga policia bëjnë të ditur se drejtuesit e 3 mjeteve ndodhen në spital, ndërsa lagështia në rrugë mund të jetë bërë shkak për aksidentin.