Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

4 Korrik, 08:33

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mlot, pranë fshatit Markatomaj.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, një furgon dhe një makinë janë përplasur dhe kanë përfunduar të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.

Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihme mjekësore në spital 3 persona, njeri prej te cilëve në gjendje të rëndë për jetën.