Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy mjete, lëndohen drejtuesit

9 Gusht 2023, 18:41

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një mjet tip golf me targa shqiptare dhe ‘Audi’ me targa angleze dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shoferët të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.