Aksident në aksin nacional Berat-Poliçan, autoboti del nga rruga, plagoset pasagjeri

22 Korrik 2023, 22:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Poliçan, në fshatin Vërtop. Një autobot uji, me targa AB 962 CS,duke ikur drejt qytetit të Poliçanit, rrugë që e bëjnë çdo mbrëmje për tu furnizuar me ujë në Bogovë, ka humbur kontrollin në një kthesë. Kjo ka bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me bordurën anësore të saj