Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur, përfundojnë në spital

3 Nëntor, 13:03 | Përditesimi: 3 Nëntor, 13:03

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy makinave në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Të lënduarit, tre nga secili automjet, janë dërguar në spitalin e Pogradecit, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A.Hl/Shqiptarja.com