Aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë makina del nga rruga! Plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

9 Maj 2021, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2021-05-09 10:44:08

Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, ku ka dalë nga rruga automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.