Aksident në Berat, drejtuesi i mjetit del nga rruga e përfundon në kanal! 2 të lënduar

26 Qershor 2023, 16:07

2 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Berat-Dimal”, ku shtetasi F. Xh., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.