Aksident në Berat/ Përplasen dy makina, njëra merr para kalimtaren që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën

8 Gusht 2023, 07:12

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Dy mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.